LAJMI I FUNDIT:

Ish kryetarja e KQZ-së kërkon nga Avokati i Popullit që shkarkimi i saj nga presidentja Osmani të dërgohet në Kushtetuese 

Ish kryetarja e KQZ-së kërkon nga Avokati i Popullit që shkarkimi i saj nga presidentja Osmani të dërgohet në Kushtetuese 

Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka dorëzuar sot një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.

Daka në një deklaratë për media tha se duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja Osmani ta shkarkojë ose jo.


“Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Shkarkohet Valdete Daka
Lexo po ashtu Shkarkohet Valdete Daka

Sipas saj, sidomos pas  raportit të Bashkimi Evropian, mendon se edhe Avokati i popullit ka bazë të ligjore dhe arsye të mjaftueshme që kërkesën e saj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka dhënë përgjigje edhe rreth asaj pse ka pritur deri tani ta dërgojë ankesën.

Shkarkimi i Dakës, anëtarët e KQZ-së nga radhët e opozitës e quajnë vendim politik
Lexo po ashtu Shkarkimi i Dakës, anëtarët e KQZ-së nga radhët e opozitës e quajnë vendim politik

“Kam prit sepse kam konsideru se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani, pra presidentes, mirëpo meqenëse deputetët si duket nuk kanë pasur shumë gatishmëri dhe ndërkohë meqë ishte fushatë zgjedhore nuk kam dashur që kërkesa ime të shfrytëzohet nga askush dhe të marr pronësinë mbi kërkesën time dhe po ashtu kam pritur të përfundoj raundi i parë i zgjedhjeve…”, tha ajo.

“Të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja të më shkarkojë ose jo. Mos të mbetet kjo çështje e pa adresuar dhe të mos bëhet kjo precedent që mund të jetë e rrezikshme dhe të shfrytëzohet sa herë që dikujt nuk i pëlqen personaliteti i kryetarit të KQZ-së”, tha më tej Daka.

Ajo është përgjigjur edhe rreth akuzave ndaj saj se si kryetare e KQZ ka ndërhyrë në vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme.

“Është për të ardhur keq si një juriste, sidomos kur flet e para e shtetit se unë kam ndërhyrë në vendimet e PZAP-it. Të ndërhysh në vendimet e një institucioni të pavarur është vepër penale. Për më tepër nëse ka dijeni për ndërhyrjen time të paligjshme është dashur të bëj kallëzim penal, e jo të më shkarkojë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori