Autoritetet në Maqedoni: Rritje e rasteve të reja në rajon, nuk përjashtohen masat kufizuese në kufij
Gjithsej 78 raste me COVID-19 dje u regjistruan në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse numri i djeshëm është më i vogël në krahasim me ditët e kaluara, autoritetet paralajmërojnë se ditët e vjeshtës do të jenë periudha më e rrezikshme dhe duhet kujdes.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se në të gjitha vendet e rajonit ka rritje të rasteve të reja dhe nuk e përjashtoi vendosjen e masave kufizuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me coronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”.
“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 7124, prej të cilëve 3199 janë shëruar, ndërsa 346 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3579.
Në Kosovë sërish janë vendosur masa kufizuese, ku në disa komuna prej orës 21 deri në 05 të ditës së ardhshme, do të mbyllen objektet gastronomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen