LAJMI I FUNDIT:

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), se në bazë të ligjit janë të detyruar të aplikojnë saktë këtë normë në furnizimet e tyre.

Sipas ATK-së, disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim.


“Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së”, bën thirrje ATK. /Telegrafi/