LAJMI I FUNDIT:

ATK mbledh 105 milionë euro

ATK mbledh 105 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të inkasojë mbi 105 milionë euro apo 40 për qind nga projeksioni i të hyrave për vitin 2010, ku parashihet të mblidhen mbi 270 milionë euro.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, tha kjo shumë e mbledhur paraqet 22 për qind rritje në krahasim me një vit më parë."Objektivi i të hyrave është që të mblidhen 270 milionë euro gjatë gjithë vitit dhe ne këtë do të arrijmë përmes përpjekjeve të vazhdueshme profesionale nga i gjithë stafi”.

Sipas tij, bazuar në ecurinë e të hyrave nëpër vite, shihet se të hyrat e zakonshme janë më të larta në gjashtëmujorin e dytë dhe ne presim që ky trend të vazhdoj. “Plani i paraparë do të realizohet dhe tejkalohet", tha Haliti gjatë një bisede wpr Lajm.

Sipas tij, prioritetet themelore të administratës mbeten ndërtimi dhe funksionalizimi i Qendrës së thirrjeve, operacionalizimi i Njësisë për Hetim Tatimorë, trajtimi i borxheve nga lista e debitorëve, fiskalizimi dhe pajisja me arka fiskale e tatimpaguesve etj. /Telegrafi/