LAJMI I FUNDIT:

Aspirina mbron mëlçinë

Aspirina mbron mëlçinë

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se doza ditore e aspirinës ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mëlçisë te njerëzit të cilët kanë sëmundje të mëlçisë si pasojë e përdorimit të barnave, alkoolit ose kanë masë të tepërt trupore.

Hulumtuesit nga Universiteti i njohur amerikan, Yale, kanë zbuluar se aspirina e ka zvogëluar vdekshmërinë te minjtë, të cilët janë trajtuar me mbidozë të paracetamolit.

Dr. Wajahat Mehal, ekspert i mjekimit të sëmundjeve të sistemit tretës dhe imunobiolog pranë Universitetit Yale, thotë se aspirina mund të ndihmojë në parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë, në rastet kur nuk flitet për infeksion.

Sipas tij, aspirina bllokon “rrugën ndërmjetëse”, e cila është përgjegjëse për dëmtimin e mëlçisë nga barnat dhe alkooli. “Plani ynë është që me dhënien e përditshme të aspirinës ta pengojmë dëmtimin e mëlçisë”, thotë Dr. Wajahat Mehal.


Kjo ofron mundësi krejtësisht të re në zvogëlimin e dhimbjes dhe vuajtjes së pacientit me sëmundje të mëlçisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori