LAJMI I FUNDIT:

Arsenali rikthehet në garë

Arsenali rikthehet në garë

Topçinjtë kanë dalë fitues të kryendeshjes së xhiros së 26-të të Ligës Premier.

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates, ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me fitoren minimale prej 1-0 në favor të vendasve.

Arsenali ishte skuadër dominuese gjatë gjithë takimit dhe me plot meritë arriti deri te goli i fitores.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi kur pas një krosimi të Rosickyt, Vassiriki Diaby shënoi në portën e Pepe Reinas (72’).


Pas goli të pësuar, Të Kuqtë sulmuan me të gjitha forcat deri në fund të takimit, mirëpo nuk arritën ta barazojnë rezultatin.

Janë këto tri pikë shumë të rëndësishme për Arsenalin që e kthejnë në garën për titull, duke qenë se Manchester Unitedi barazoi, ndërsa Chelsea pësoi humbje.

Kështu, Topçinjtë ngushtojnë diferencën në gjashtë pikë ndaj liderit Chelsea, ndërsa mbeten pesë pikë prapa kampionit në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Përfaqësueset

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Ylli i Liverpoolit ‘shpërthen’ ndaj klubit pasi transferuan një lojtar në pozicionin e tij

Premier League
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori