LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për përballjen e shumëpritur

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshja për dy përballje, aty ku do të përcaktohet kampioni i unifikuar në peshat e rënda.

Boksierët britanikë kishin filluar kontaktet që nga fitorja e Gypsy King ndaj Deontay Wilderit në muajin shkurt të këtij vitit, ku i mori titullin WBC.

Në anën tjetër, Joshua kishte mposhtur Andy Ruizin në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke i rikthyer titujt IBF, wBO dhe WBA në brezin e tij.


Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Por, fillimisht Fury duhet të fitojë trilogjinë me Wilderin dhe Joshua të mposhtë Kubrat Pulevin, në mënyrë që të kenë shansin që të luftojnë për titullin e kampionit të unifikuar.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka thënë për Sky Sport: “Ne jemi duke bërë një progres të mrekullueshëm, ka ende disa gjëra për të bërë dhe të konfirmohet data dhe lokacioni për takimin”.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi një mandatar si Dillian Whyte që dëshiron të zhvillojë përballej. Por, është e udhës të themi se marrëveshja mes Joshuas dhe Furyt është arritur dhe pjesa financiare është në dakordim të plotë”, ka shtuar më tej ai.

Njëra përballje pritet të zhvillohet në Wembley Stadium në Londër, ndërsa e dyta do të jetë në Arabinë Saudite, aty ku do të rriten edhe fitmet e të dy boksierëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori