LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Ferizaj  

Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Ferizaj  

Me datën 14.10.2022, stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur  në Xhaminë në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet në zbulim të kryesve të kësaj vepre penale.

Pas një pune intensive hetimore,  grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin sot, datë 25.10.2022 rreth orës 14:00, në qytetin e Shtimes e kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet LL.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj.


I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhje të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në proces të hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
Mickoski për Ligjin për gjuhët: Derisa jam në pozitën e kryeministrit do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet

Mickoski për Ligjin për gjuhët: Derisa jam në pozitën e kryeministrit do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet

Politikë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Haradinaj: Kurti sa ishte opozitë i sulmoi me gurë Policinë e Kosovës, sot po i përdor për interesa elektorale

Haradinaj: Kurti sa ishte opozitë i sulmoi me gurë Policinë e Kosovës, sot po i përdor për interesa elektorale

Lajme
Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

Lajme
Kalo në kategori