LAJMI I FUNDIT:

Archos prezanton tabletin 97 Xenon Android

Archos prezanton tabletin 97 Xenon Android

Sot gjatë ditës, Archos ka njoftuar për një model të ri të tabletit, Archos 97 Xenon Android, të cilin do ta shtojë në gamën e saj të tabletëve.

Archos 97 Xenon do të bazohet në sistemin operativ të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandëich (ICS), dhe i njëjti është i pajisur me 1024 x 768 piksel, dhe ekranin e ndjeshëm në prekje IPS me 9.7 inç.

Në anën tjetër, Archos 97 Xenon është gjithashtu i fuqizuar edhe me procesorin single-core me 1.4GHz, 512MB RAM, si dhe kamerën e përparme VGA dhe atë të pasme me 2 mega-piksel. / Telegrafi /