Antonio Conte konfirmon se Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli

Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka konfirmuar se ylli i tyre, Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar të shitet, pas raportimeve se ai do të largohet këtë afat kalimtar.
Përfaqësuesit e Kvaratskhelia mendohet se janë në negociata me PSG-në për një lëvizje që në janar. Të dy klubet kanë diskutuar për një tarifë prej 70 milionë eurosh, sipas raportimeve të së shtunës në mëngjes.
PSG thuhet se ka ofruar të përfshijë Milan Skriniar ose Marco Asensio në një marrëveshje lojtarë plus para, por Napoli është i interesuar vetëm për vetë tarifën e transferimit.
E ardhmja e Kvaratskhelia ishte tema e parë në rendin e ditës në konferencën për shtyp të Contes para ndeshjes përpara ndeshjes të së dielës kundër Hellas Verona dhe trajneri konfirmoi kërkesën e lojtarit për t’u larguar.
“Ai kërkoi nga klubi të shitet, pa i prishur fjalët. Kjo është ajo që më është thënë, lojtari më ka konfirmuar vendimin e tij”, ka thënë fillimisht Conte në konferencë.
“Personalisht ndihem shumë i zhgënjyer, sepse kalova gjashtë muaj duke u përpjekur ta bëj Kvaran të ndihej në qendër të projektit, duke punuar me të, duke i treguar atij se mund të bënim diçka të madhe dhe gjithashtu duke punuar me klubin për gjashtë muaj për rinovimin”.
Kvara-Napoli 💔
Conte conferma: ha chiesto la cessione 🔚#Kvaratskhelia #Napoli #DAZN pic.twitter.com/qojsZzluml— DAZN Italia (@DAZN_IT) January 11, 2025
“Nga këndvështrimi im, është një zhgënjim i madh. Sot më duhet të bëj një hap prapa. Nuk mund t’i mbaj të lidhur me zinxhirë ata që duan të ikin. Unë e bëra këtë në verë dhe kisha gjashtë muaj për t’i bindur të gjitha palët që të gjenin një zgjidhje”.
“E kuptoj që lajmet kanë dalë të paqarta, por tani po bëj një hap prapa dhe është e drejtë që klubi dhe rrethi i Kvaras të zgjidhin situatën”.
“Kështu, ai nuk është i disponueshëm për Verona. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të humbasim një lojtar të rëndësishëm, por ndërkohë le të fokusohemi te Verona”, përfundoi trajneri i Napolit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës