LAJMI I FUNDIT:

Anri Sala merr një çmim prestigjioz në Evropë

Anri Sala merr një çmim prestigjioz në Evropë

Njërin prej çmimeve më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë, e ka rrëmbyer për këtë vit artisti shqiptar, Anri Sala.

Ky çmim i cili bartë në vete një shumë prej 40 mijë eurosh, ndahet një herë në dy vite, ndërsa është themeluar në vitin 2000, duke synuar që të shpërblejë artistët puna e të cilëve influencon zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë.

Sipas jurisë, Sala ka një punë poetike dhe në të njëjtën kohë një punë konceptuale me shumë mesazh.


Vepra e cila i dha Salës këtë çmim, quhet “Le Çlash” dhe “Tlatelolço Çlash”, ndërsa, në anën tjetër ka kombinuar dy filma me një punë tjetër, “Doldrums” – bateri që luhen atomatikisht si përgjigje ndaj një zëri me frekuencë të vogël si kolonë zanore.

Prestigjiozja e famshme londineze “The Guardian”, tregon se dy filmat që luhen automatikisht në instalacion gjenden në Meksiko City, ndërsa pjesa tjetër gjendet në një qendër kulturore të braktisur në Francë.

Sala, nuk ka qenë i pranishëm për ta marrë çmimin, por përmes një videomesazhi ai e ka krahasuar veprën e tij me rastin e marrjes së çmimit, i cili ka thënë “Është kënaqësi që kam marrë çmimin por s`mund të jem aty ta marr. Kjo i ngjan edhe punës sime, ku fotografia është në një vend ndërsa zëri diku tjetër”. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori