LAJMI I FUNDIT:

Anketë për bizneset kosovare lidhur me ndikimet e Coronavirusit në ekonomi

Anketë për bizneset kosovare lidhur me ndikimet e Coronavirusit në ekonomi

Pandemia e Coronavirusit, përveç shëndetit të njerëzve, po rrezikon edhe ekonomitë e të gjitha shteteve në të cilat kjo pandemi është shtrirë, përfshirë edhe Kosovën.

Me qëllim të vlerësimit të ndikimit që pandemisë që ka pasur në biznes, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë kanë përgatitur një anketë të përbashkët.


“Në mënyrë që të artikulojmë në mënyrë më të drejtë qëndrimet dhe kërkesat tona karshi institucioneve shtetërore por edhe institucioneve financiare ndërkombëtare e organizatave donatore, na duhen informata të sakta lidhur me vështirësitë me të cilat bizneset e juaja ballafaqohen gjatë kësaj periudhe. Për të bërë një analizë të tërthortë për ndikimet e Coronavirusit në ekonomi, duhet që të marrim përgjigje relevante nga ju. Prandaj, organizatat biznesore kanë përgatitur disa pyetje për ju”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Odat thonë se, pyetjet të cilat kërkohen janë informata të përafërta lidhur me shumën e tatimeve, shpenzimeve, obligimeve kreditore bankare dhe të tjera, llogaritë e arkëtueshme dhe vlerën e stoqeve, do të ndihmojnë në kuantifikimin e mundshëm të dëmit në biznes, si dhe në ekonomi në përgjithësi.

“Meqë një numër kompanish janë të anëtarësuar në disa organizata biznesi, ju lusim që nëse tashmë e keni plotësuar anketën të mos e plotësoni dy herë, meqë të gjitha përgjigjet do të regjistrohen në një platformë të përbashkët anketimi”, vijon njoftimi.

Anketa mund të plotësohet këtu.

Afati i plotësimit të anketës është deri më 2 prill 2020 ora 16:00.