LAJMI I FUNDIT:

Anelka: Dua më shumë tituj

Anelka: Dua më shumë tituj

Pasi nënshkroi kontratën e tij të re me Chelsean dhe harroi skandalin francez në Botëror, Nicolas Anelka duket se është duke menduar vetëm për Chelsean dhe se si të fitojë sa më shumë tituj me klubin londinez.

“Unë synoj të shënoj gola dhe të fitoj tituj. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të kënaqur veten dhe tifozët, të cilët kur vijnë të shikojnë ndeshjet, dëshirojnë të shohin futboll të mirë, dëshirojnë të shohin gola, dëshirojnë të shohin fitore, kështu që unë do të tentoj ta bëj këtë dhe të tentoj të luaj për ekipin”.

“Ne e fillojmë sezonin në shtëpi ndaj West Bromit dhe është mirë të fillosh në shtëpi, do të ketë shumë tifozë si gjithmonë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë ndaj këtij ekipi që posa erdhi në kampionat, por ne jemi skuadër e madhe dhe do të tentojmë ta bëjmë si duhet punën tonë”, u shpreh Anelka për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/