Rreth 100 biznese po marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm “Prishtina 2022”, i cili u hap të enjten në Prishtinë, derisa organizatori, Oda Ekonomike e Kosovës tha se synon që përmes tij të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para afaristëve theksoi se janë duke bërë reforma për të krijuar më shumë siguri për investime në Kosovë.
Ajo theksoi po ashtu se Kosova është vend i pasur me potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik.
“E di që nevojat e sektorit privat janë të mëdha, duke filluar nga shumë barriera që kanë me burokracinë, që ndërmarrësit sfidohen. Bizneset kanë shumë nevojë për një fuqi punëtore të kualifikuar, për stabilitet dhe për të marrë frymë lirë. Dhe në këtë drejtim, ne po punojmë si qeveri e re me politika të qarta industriale, në reformat strukturore për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë. Po ashtu, në reformat juridike për të sjellë më shumë siguri për investime në Kosovë. Po ashtu edhe në reformat e shumë ligjeve që sjellin një konkurrencë të shëndoshë, dhe ulin një burokraci. Kosova është shumë e pasur në aspektin e mineraleve, dhe resurse njerëzore që është faktori kryesor për zhvillim ekonomik. Ne duhet t’i qesim në pah këto potenciale për zhvillimin e vendit tonë, për krijimin e më shume vendeve të punës e më shumë eksporte”, theksoi ajo.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi e quajti këtë një panair të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë duke thënë se Oda ka për synim që vitin e ardhshëm të dyfishojë ky numër.
“Për neve këtë vit panairi ka qenë një fillim nga zeroja. Fjala që më së shumti e ka karakterizuar ekonominë e vendit në periudhën e pandemisë ka qenë rimëkëmbja, pra si të rimëkëmbemi nga pasojat jo të lehta të pandemisë, e sidomos si të rimëkëmbemi tani kur e kemi një situatë të re, me krizë të çmimeve, e cila ka karakter global dhe që po ndikon negativisht edhe në ekonominë tonë. Kjo rimëkëmbje vlen edhe për këtë panair, kështu që ky është panairi i rimëkëmbjes dhe si i tillë meriton të vlerësohet shumë më shumë se çdo panair tjetër që kanë qenë në rrethana normale para pandemisë. Tani në këtë panair është një normalitet i ri, është një proces i rimëkëmbjes dhe i rikthimit”, theksoi ai.
Në hapje të panairit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi i cii theksoi se marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur vlerën rreth 420 milionë euro.
“Të gjitha marrëveshjet që janë bërë midis dy qeverive gjatë këtij 6-7 vjeçari po japin efektet e tyre. Sot Shqipëria dhe Kosova eksportojnë dhe importojnë midis tyre rreth 420 milionë euro mallra. Kjo është një lajm i mirë krahasuar me vitin 2016 kur kishim vetëm 160 milionë euro. Por, mundësitë janë shumë më tepër që ky bashkëpunim të rritet”, theksoi Minxhozi.
Pjesëmarrësit e vlerësuan si të rëndësishme pjesëmarrjen në panair. Jon Prelvukaj nga kompania “Ejona” në këtë panair ka prezantuar produktet që ofron kjo kompani prej ashensorëve, aklimatizimit, për ngrohje qendrore, ventilim dhe ujësjellës.
Ai tha se ka interesim nga qytetarët për produktet e tyre në panair.
“Interesimi është i madh nga qytetarët, këto produktet kanë të bëjnë për ndërtimin e të gjitha objekteve”, tha ai.
Panairi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës mbetet i hapur deri më 8 maj në Qendrën e Panaireve në Shkabaj. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker