LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk e merituam disfatën

Allegri: Nuk e merituam disfatën

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se skuadra e tij ishte e pa fat që pësoi disfatë 1-0 nga Zenit St Petersburg në ndeshjen e fundit të fazës grupore, edhe pse e di se skuadra e tij duhet të përmirësohet.

“Ne krijuam shumë shanse dhe luajtëm me një ritëm të mirë, por fatkeqësisht pranuam gol nga rasti i tyre i vetëm në ndeshje”.

“Ne nuk merituam të humbasim, jam i zhgënjyer për lojtarët por ne duhet të fillojmë të mos pranojmë gola. Njëzet gola në 21 ndeshje është shumë, ne duhet t’ia dalim më mirë në situata të caktuara”.


“Për momentin objektivi jonë është ndeshja ndaj Torinos (të dielën), vendi i tretë ende është larg. Ne do të mendojmë për secilën ndeshje që vjen, si edhe për Kupën e Italisë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/