LAJMI I FUNDIT:

Aladini, kompania shqiptare e shitjeve online që synon bashkimin e tregjeve të rajonit

Aladini, kompania shqiptare e shitjeve online që synon bashkimin e tregjeve të rajonit

Tregtia online ka parë një rritje të shpejtë gjatë periudhës së pandemisë duke shtuar vëmendjen e biznesit dhe konsumatorëve drejt e-commerce në Shqipëri dhe rajon.

Themeluesi i kompanisë më të madhe të shitjeve online në Shqipëri, Aladini dhe njëkohësishtë edhe kryetari i Shoqatës së e-commerce në vend, Valer Pinderi në një intervistë për Telegrafin ka folur për planet e kompanisë që ai drejton dhe zhvillimin e tregtisë online në Shqipëri dhe rajon.


E-commerce është një nga bizneset që mund të ndryshoj realitetin në rajon, u shpreh me entuziazëm Pinderi, duke shtuar se të gjitha institucionet jo-qeveritare dhe Bashkimi Evropian kanë direktiva për vender e Ballkanit Perëndimor që të fokusohen në zhvillimin e e-commerce.

“Megjithatë, e-commerce është akoma në hapat e para në të gjitha vendet e rajonit dhe karakterizohet nga të njëjtat sfida dhe probleme”, ka theksuar Pinderi.

Sipas themeluesit të Aladinit, tregtia online ka potencial për të bashkuar tregjet në atë mënyrë që asnjë biznes tjetër ose institucionet shtetëror nuk mund ta bëjë.

“Dhe kjo është e rëndësishme duke qenë se e ardhmja është bashkimi. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përpos bashkimit të tregjeve”, tha Pinderi.

Ai shtoi se e-commerce është sipërmarrja e parë që mund të bëjë bashkë tregjet duke nisur tregtinë e shpejtë ndërmjet vendeve të rajonit.

“Dërgesat e lidhura me e-commerce nga Shqipëria në Kosovë mund të bëhen brenda ditës nëse nuk ka barriera legjislative, ndërsa me barriera dërgesa bëhet një ditë më vonë. E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Pinderi.

Duke folur si fillim për tregjet që mund të bashkohen më shpejtë si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Pinderi tha se tregu shqipfolës ka një avantazh të madh sepse nuk ka barriera gjuhësore dhe blerësit dhe shitësit mund të jenë kudo në të tre vendet duke operuar pa asnjë dallim.

Sipas tij, industria e tregtisë online mund të zhvilloj vendin dhe rajonin në atë nivel që të gjithë të rinjtë të punësohen në ketë sektor.

“Për të ilustruar këtë që sapo thash po sjell shembullin e Pakistanit që vetëm në tre vite ka 60 për qind të tregut freelance për shërbimet e Amazon.com, edhe pse në Pakistan nuk operon fare Amazon. Kjo ka ndodhur sepse e-commerce dhe marketingun digjital janë industri të reja dhe njerëzit në të gjitha vendet e nisin punën në të njëjtat kushte”, u shpreh Pinderi.

“Në të tillë situate edhe një shqiptar nis punën në të njëjtat kushte, duke marrë parasysh edhe që kostot në Shqipëri janë më të lira se në shumë vende”, tha Pinderi, duke shtuar se këtë potencial po kërkon të shfrytëzoj Aladini për t’u zhvilluar më tej në rajon.

Ai ka theksuar se si fillim Aladinit i duhet të ndërtoj një strukturë solide që funksionon mirë në Shqipëri ashtu siç funksionon çdo kompani e madhe në botë.

“Aktualisht kompanitë në Shqipëri, Kosovë, por deri diku edhe në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mënyrën e re të punës të ngjashme me kompanitë e mëdha të teknologjisë sot në botë. Kompanitë e mëdha në botë kanë në qendër kapitalin njerëzor, strukturën dhe kanë një mënyrë të qartë pune. Unë këtë dua të ndërtoj tani me Aladinin”, ka theksuar Pinderi.

“Hapi i fundit për të arritur këtë me Aladinin është hapja e një dyqani fizik në Tiranë që të ndërthurë strategjinë shqiptare me e-commerce-in global”, ka shtuar Pinderi.

Ai shtoi se dyqani ka për qëllim të rrisë besimin tek konsumatori shqiptar.

“Pas këtij hapi, planet e Aladinit janë të zgjerohet në rajon duke synuar si fillim të bashkoj tregjet. Pra, shqiptarët të kenë një platformë shqip që funksionon njëlloj si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut me stoqet e tyre përkatëse. Kjo do të arrihet duke krijuar infrastrukturë logjistike që porositë të dërgohen kudo në këtë rajon brenda 48 orëve”, ka thënë Pinderi.

“Unë nuk do pres që shtetet të bien dakord për të hequr tarifat doganore ose për të lehtësuar tregtinë, por do ta bashkoj tregun nëpërmjet e-commerce,” u shpreh Pinderi.

Sipas themeluesit të Aladinit, hapi tjetër që do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi ndërmjet kompanive në rajon.

“Këtu hyn në lojë Shoqata e E-commerce e sapo themeluar në Shqipëri. Diçka që unë e kam vënë re në Shqipëri por edhe në Kosovë është fenomeni që kompanitë “luftojnë” me njëra-tjetrën për një treg të vogël të blerjeve online që llogaritet tek rreth 2-3 për qind e të gjitha shitjeve. Ndërkohë në vende të tjera të zhvilluara në botë, blerjet online janë 20 deri në 30 për qind të të gjitha shitjeve”, ka thënë Pinderi.

Ai shtoi se strategjia duhet të jetë bashkimi në mënyrë që të rritet tregu i shitjeve online në vend dhe rajon dhe të gjithë të përfitojnë pa pasur nevojë të konkurrojnë me njeri-tjetrin.

“Ky është edhe qëllimi i Shoqatës së e-commerce në Shqipëri, e cila ka që tani marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjes dhe mezi presim të lidhim një marrëveshje edhe me shoqatën e Kosovës”, ka sqaruar Pinderi.

“Unë e mirëpres çdo kompani në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që të vijë dhe të bashkëpunojmë,” tha ai.

Disa forma bashkëpunimi sipas Pinderit janë informimi i klientëve për të përdorur platformat online të shitjes ose rritja e përbashkët e kapaciteteve dhe ngritja e standardeve në tregun e shitjeve online.

“Tregu në përgjithësi ka nevojë për formalizim. Ky është edhe qëllimi kryesorë i ngritjes së shoqatës në shkurt të këtij viti. Shoqata ka tashmë 35 komani anëtare me të drejta të plota. Kemi edhe shumë kërkesa të tjera për anëtarësim por si fillim duam që të finalizojmë një strategji para se të zgjerohemi”, tha Pinderi.

“Ngritja e shoqatës ishte hapi final për të nisur bashkimin e tregjeve. Ne do të ulemi me të gjitha kompanitë e mëdha të e-commerce në rajon dhe do të vendosim disa standarde me mbështetjen e donatorëve duke filluar nga USAID, Banka Botërore, agjencia gjermane e zhvillimit GIZ që operojnë në të gjithë rajonin”, ka sqaruar Pinderi.

“Shoqata e e-commerce në Shqipëri ka pesë objektiva: lobimi në treg, rritja e kapaciteteve të kompanive, rritjen e besimit tek konsumatorët nëpërmjet një certifikate dhe fond garancie për rajonin që të gjithë konsumatorët të kenë një entitet që bën kthimin e parave në rast nevoje, bashkëpunimi rajonal dhe përafrimi i legjislacioneve për eksportet në mënyrë që kompanitë të përfitojnë nga eksporti i produkteve të tyre”, ka thënë kryetari i shoqatës.

“Vendet e rajonit janë duke punuar për të standardizuar tregun e shitjeve online, por janë duke punuar në mënyrë të veçuar. Sipërmarrësit nuk mund të presin që tregu të rregullohet nga shtetet me gjithë burokracinë dhe vonesat që vijnë nga pas, sepse shoqatat janë të gatshme për të çuar tregun përpara. Në mendimin tim janë bizneset që duhet të drejtojnë bashkimin e tregjeve, sidomos me Kosovën për shkak të avantazheve gjuhësore dhe afërsisë”, u shpreh Pinderi.

Qëllimi i Aladinit është krijimi i një platforme të ngjashme me “Amazon” për rajonin, por edhe depërtimi në tregje edhe më të mëdha në të ardhmen, sipas Pinderit.

Aladini ka një strategji unike që nuk është parë në asnjë nga vendet e rajonit. Dyqani që planifikohet të hapet në Tiranë do të shërbej si mini-panair duke u fokusuar çdo javë në tema dhe produkte të ndryshme. Kjo do të ndihmoj në ngritjen e besimit dhe ndërtimit të përmbajtjes që na duhet për të shitur online.

Aladini përmban pothuajse të gjitha produktet që janë në treg me rreth 30,000 produkte të ndara në 130 kategori.

Ndërkohë, Aladini ka specializuar platforma të tjera sic janë Bukinist.al për shitjen e librave, Beba.al për produkte për fëmijë nga 0 deri në 5 vjeç, idedhuratash.al që është i specializuar për dhuratat dhe sekret.al që është një ndarje e dedikuar për produkte për të rritur ose ndryshe sex shop.

Aladini ka një staf prej 45 punonjësish. Kompania e shitjeve online ka tërhequr tashmë qindra mija euro investime nga investitorë në vend dhe pret të kaloj së shpejti në nivelin e disa miliona euro investime ne mesin e këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori