LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Suzanne Somers zbulon betejën me kancerin

Aktorja Suzanne Somers zbulon betejën me kancerin

Suzanne Somers ka folur për rikthimin e kancerit pasi bashkëshorti i saj 87-vjeçar Alan Hamel dha lajmin.

Ylli 76-vjeçar i “Three’s Company” ndau një deklaratë me DailyMail duke konfirmuar betejën me kancerin.

“Unë jetoj me kancerin që nga të 20-at. Dhe sa herë që shfaqet ai i mallkuar, unë vazhdoj ta luftoj”, tha aktorja, karriera e së cilës mori hov kur luajti në filmin amerikan “Graffiti”.


“Bëj çmos që kjo sëmundje tinëzare të mos më kontrollojë”, tha ajo në deklaratën e saj.

Megjithatë nuk është specifikuar se çfarë lloj kanceri ka përjetuar Suzanne kohët e fundit.

Ajo shtoi se Hameli dhe fëmijët e saj kanë qenë pranë saj: “Kanceri im është një sëmundje që preku gjithë familjen time dhe sapo më goditi mua në të 20-at, unë dhe Alan u afruam edhe më shumë dhe çdo moment i çdo dite ishte i çmuar”.

“Ne nuk kemi kaluar as një ditë të ndarë për më shumë se 42 vjet. Kjo është avantazhi i madh i kancerit tim”, tha ajo.

“Djali im i referohet marrëdhënies sonë si funksionalisht të ndërvarur. Dhe familja ime ka qenë mbështetëse e pabesueshme në çdo hap të rrugës”, shtoi ajo.

“Mjekët e mi më thanë se nëse nuk do të bëja një jetë pa kimikate, të mbështetur nga hormone bioidentike, nuk do të isha këtu sot”, shtoi ajo.

Të hënën në mëngjes Alan dha lajmin tronditës.

Producenti filmit tha se Somers ka qëndruar larg syrit mediatik këto ditë sepse ka qenë e zënë me luftën kundër kancerit.

“Ajo tani është përballur me kancerin e saj edhe një herë. Më 6 qershor, ajo e pastër, por kanceri është i ndërlikuar dhe ne tani do të monitorojmë nga afër gjithçka në vijim”, tha ai për PageSix.

“Të gjithë mjekët e saj thanë se nëse ajo nuk do të bënte një jetë pa kimikate, organike të mbështetur nga hormonet bioidentike, ajo nuk do të ishte me ne”, tha tutje producenti.

“Suzanne ka jetuar me kancer gjatë gjithë jetës së saj. Në të 20-at e saj, ajo ishte përballur edhe me dy hiperplazi… që është dhoma e pritjes për kancerin”, shtoi Alan.

Në të tridhjetat ajo luftoi me kancerin e lëkurës dhe në të pesëdhjetat e saj u diagnostikua me kancer në gji.

Ndonëse tani ajo është pa kancer, Hamel tha: “Ne vendosëm të ndalonim punën për momentin dhe të fokusohemi në shëndetin e saj”.

Somers është e njohur për ruajtjen e pamjes së saj gjatë dekadave.

Aktorja ndau me revistën “Park” në 2022 se ajo ha vetëm organike dhe gjithashtu përdori barishte të freskëta që janë si ‘ilaç’.

Libri më i fundit i Somers është “Një mënyrë e re drejt moshës: Përparimet më të fundit në luftën kundër plakjes”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër" - Bebe Rexha bashkohet me familjarët, publikon imazhe të mrekullueshme

Magazina
Pati probleme teknike, Melinda Ademi reagon ashpër nda DJ-it të saj në një koncert

Pati probleme teknike, Melinda Ademi reagon ashpër nda DJ-it të saj në një koncert

Magazina
“Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie” – Dua Lipa shprehet tejet e emocionuar dhe falënderuese për suksesin e festivalit

“Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie” – Dua Lipa shprehet tejet e emocionuar dhe falënderuese për suksesin e festivalit

Magazina
Kylie Jenner tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm, teksa pozon me bikini të zeza

Kylie Jenner tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm, teksa pozon me bikini të zeza

Magazina
“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

Magazina
Kalo në kategori