LAJMI I FUNDIT:

AKP e tërheq Betonjerkën nga privatizimi

AKP e tërheq Betonjerkën nga privatizimi

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërheqë të mërkurën nga Vala e 50-të e Privatizimit, ndërmarrjen e re “Betonjerka SH.P.K”.

Kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 15 qershor përmes Valës 50, bashkë me 14 ndërmarrje të reja.

Në ketë valë janë paraparë të shiten 12 ndërmarrje shoqërore nga të cilat do të krijohen 14 ndërmarrje. /Telegrafi/