Në një kohë kur sondazhet publike po tregojnë një rënie të mbështetjes për partitë pro presidentit Vladimir Putin, përpara zgjedhjeve të planifikuara parlamentare të vjeshtës, Kremlini ka nisur të zbatojë një strategji të re fushate: “pastrimin e terrenit” nga sfiduesit e mundshëm.
Pas arrestimit dhe dënimit të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalny në fillim të këtij viti, Kremlini ka rritur presionin ndaj kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, realë apo të perceptuar, përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.
Një gjykatë e etiketoi në qershor si organizatë “ekstremiste”, Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalnyt gjatë një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura, një vendim që nxiti shpërbërjen e organizatës dhe që praktikisht ndalon anëtarët e saj të jenë pjesë e jetës politike në të ardhmen.
Ndërkohë, politikanë të tjerë kryesorë të opozitës, si dhe anëtarë të familjeve të tyre, papritur e gjetën veten përballë hetimesh penale. Një lëvizje e ndërmarrë për t’i detyruar ata që t’i japin fund fushatave zgjedhore e të largohen nga vendi, raportojnë mediet ndërkombëtare.
“Sigurisht, arsyeja kryesore janë zgjedhjet parlamentare. Kremlini dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur vetëm për të hequr qafe kundërshtarët e fortë të tij”, thotë Dmitry Gudkov, politikan i opozitës në mërgim.
Pas këtyre masave thonë kritikët, qëndron popullariteti në rënie, para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, i partisë qeverisëse të Kremlinit, Rusia e Bashkuar.
“Rregullat kanë ndryshuar plotësisht që nga viti 2019, kështu që aktualisht është pothuajse e pamundur që një kandidat i pavarur, ose një kandidat serioz i opozitës, jo vetëm të zgjidhet, por edhe të regjistrohet”, thotë Boris Kagarlitsky, i Shkollës së Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë.
Forcat e linjës së ashpër brenda Kremlinit duken të etur për të shmangur përsëritjen e gabimeve të zgjedhjeve të kaluara, kur shkeljet ligjore gjatë ditës së votimit çuan në një rritje të protestave në rrugë.
Ata që janë futur në një listë qeveritare të ashtuquajtur lista e të padëshiruarve, thonë se është më lehtë për autoritetet t’i burgosin kandidatët e ardhshëm me çdo mjet të nevojshëm.
“Është më e thjeshtë ta heqësh diçka nga rrënjët sesa ta lejosh që situata të zhvillohet, sepse është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas dhe si do të reagojë shoqëria. Pse të rrezikosh kur thjesht mund të fusësh njerëz në burg?!”, thotë ajo.
Vëzhguesit thonë se është provë drejt rritjes se autoritarizmit, ndërsa presidenti Putin hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet mbështetur nga reforma të diskutueshme kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet deri në vitin 2036.
“Regjimet autoritare funksionojnë në bazë të një parimi, që atë që kontrollon sot, duhet ta kesh edhe më shumë nën kontroll në të ardhmen”, thotë analist politik Kiril Rogov.
Në takimin e tij me presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, udhëheqësi rus Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet për një goditje të opozitës, duke thënë se ligji synonte ata që mbështeten hapur nga Uashingtoni.
“Këto janë organizata dhe njerëz që reklarojmë politikën e Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë. Si duhet t’i trajtojmë ne ata?!”, tha Putin.
Biden thotë se administrata e tij do të vazhdojë t’i bëjë presion Kremlinit mbi çështje të të drejtave të njeriut në vend. Por kjo nuk e lehtëson barrën për kandidatët e mundshëm, që janë penguar të hyjnë në garën zgjedhore, apo për mbështetësit e tyre, të cilëve u ngushton çdo ditë mundësitë për të zgjedhur në fletën e votimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker