LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Prioriteti ynë është Fondi i Punësimit për të rinjtë

Abrashi: Prioriteti ynë është Fondi i Punësimit për të rinjtë

Gjatë një bashkëbisedimi me kandidatët për Asamble komunale, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se gjatë mandatit katërvjeçar fokusi do të jetë zhvillimi ekonomik lokal dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë e kryeqytetit, por edhe riaftësimi i atyre që kanë probleme të përfshihen në tregun e punës.

Ai ka thënë se me Fondin Punësimit do të përkrahen të gjitha moshat, të cilat kanë humbur vendet e tyre dhe kanë probleme të përfshihen në tregun e punës, nëpërmes riaftësimeve profesionale.

“Prishtina ka nevojë për një qasje të re politike. Dhe ajo qasje e re shkon përtej grindjeve politike, përtej akuzave e kundërakuzave, përtej kalkulimeve populiste dhe dogmave ideologjike”, ka thënë Abrashi.


Sipas tij, për katër vjet Prishtina mbeti peng i këtyre politikave, “derisa rrugët e Prishtinës mbeteshin të mbushura me mbeturina, derisa trafiku ishte një kaos i plotë, qyteti po ngufatej çdo ditë e më shumë, ndërsa nuk u ndërtua asnjë shkollë e vetme, e njëkohësisht u rrit tatimi në pronë, u degradua jeta kulturore, e sportive, kurse tepronte buxheti komunal”.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Sepse, ky nuk është vetëm qyteti ynë, ky është qyteti i fëmijëve tanë, dhe i pasardhësve të tyre”, ka thënë Abrashi. “Unë do të jem kryetar i të gjithëve, do të bashkëpunoj me Kuvendin Komunal, me asamblistët e zgjedhur nga qytetarët e Prishtinës, pavarësisht partisë apo bindjeve, për të gjetur zgjidhje për problemet e Prishtinës. Sepse qytetarët na kanë zgjedhur që të ofrojmë zgjidhje dhe jo të ankohemi për të kaluarën dhe për të tjerët”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori