LAJMI I FUNDIT:

Abete: Nuk e kthej vendimin

Abete: Nuk e kthej vendimin

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend ta kthejë vendimin e tij për reduktimin e transferimit të lojtarëve joevropianë nga dy në një, lëvizje që u kundërshtua nga pothuajse e gjithë elita e futbollit italian.

“Sa i përket vendimit për reduktimin e futbollistëve joevropianë nga dy në një, nuk ka kthim prapa”, ka thënë Abete në një mbledhje të FIGC-së sipas Ansa.

“Unë e kuptoj zhgënjimin dhe kritikat nga Serie A, por vendimi që kemi marrë është pjesë e një plani…dhe është në përputhje me politikat e Komitetit Olimpik Italian (CONI) në vitet e fundit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/