LAJMI I FUNDIT:

Abbott pas takimit me Konjufcën: Rregullorja e BQK-së të mos shihet vetëm si çështje e sovranitetit

Abbott pas takimit me Konjufcën: Rregullorja e BQK-së të mos shihet vetëm si çështje e sovranitetit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, në takimin e tij të fundit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) nuk duhet të konsiderohet vetëm në kontekstin e sovranitetit të Kosovës.

Në takimin e tij lamtumirës, Abbott ka shtuar se çështjet që rrjedhin nga kjo rregullore duhet të vlerësohen edhe në aspektin e qeverisjes së mirë dhe të ndërveprimit institucional me komunitetin.


“Në agjendën tonë të diskutimeve ishte edhe rregullorja e BQK-së, për të cilën kam theksuar nevojën e trajtimit të saj brenda kornizës së qeverisjes efektive dhe të marrëdhënieve komunitare, para se të merret në konsideratë si çështje e sovranitetit. Jam i lumtur të konstatoj se lidhjet mes dy parlamenteve tona janë të forta dhe të qëndrueshme,” ka shprehur Abbott në një postim në Facebook.

Mesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë bëhen me euro, teksa paguan kafen
Lexo po ashtu Mesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë bëhen me euro, teksa paguan kafen

Rregullorja e BQK-së, e cila filloi të zbatohet më 1 shkurt, stipulon se të gjitha transaksionet monetare brenda Kosovës duhet të kryhen në euro.

Pavarësisht kërkesave nga aktorët ndërkombëtarë për një shtyrje të zbatimit të kësaj rregulloreje, institucionet e Kosovës nuk i kanë dhënë një përgjigje afirmative.

Megjithatë, ata kanë njoftuar një periudhë kalimtare gjatë së cilës do të bëhet një fushatë sensibilizuese për qytetarët dhe bizneset që aktualisht përdorin dinarin.

Plani dhjetë pikësh i BQK-së për dinarin që duhet të realizohet brenda tre muajsh
Lexo po ashtu Plani dhjetë pikësh i BQK-së për dinarin që duhet të realizohet brenda tre muajsh

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar të hënën se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

Në një njoftim për media të hënën, BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara./Telegrafi/