LAJMI I FUNDIT:

A u tejkaluan problemet kryeministër?

A u tejkaluan problemet kryeministër?

Edhe pse ende nuk kanë dalë me qëndrimet e tyre misioni i FMN-së që ka inspektuar Kosovën për dy javë, kryeministri Hashim Thaçi ka folur në mbledhjen e qeverisë të mërkurën. Thaçi tha se mosmarrëveshjet me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN), janë tejkaluar.

Me gjithë atë kryeministri Thaçi nuk bëri të ditur se ai ka humbur fonde prej 136 milionë eurove Kosova. Sipas tij, mosmarrëveshjet me FMN kanë qenë për rritjen e rrogave dhe ndërtimin e autostradës, kryeministri garantojë s punimet në autostradë nuk do të ndalen po ashtu edhe dhënia e rrogave me rritje sipas vendimit të më hershëm të qeverisë.
Po ashtu ai i ka garantuar shërbyesit civil, se rrogat do të vazhdojnë t’i marrin me rritje. Thaçi tha se vonesat për dhënien e retroaktivit për janar dhe shkurt kanë ndodhur për shkak të kohës së konsolidimit të institucioneve, për ketë sipas tij ka edhe marrëveshje. /Telegarfi/