LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndihmojë alkooli në parandalimin e sulmit në tru

A mund të ndihmojë alkooli në parandalimin e sulmit në tru

Studimi i ri, i publikuar në revistën Neurology, zbulon se konsumi i moderuar i alkoolit, mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në tru

Shkencëtarët kanë konstatuar se alkooli, në sasi të vogla, mund të jetë më efektiv se ushtrimet e rregullta, por kjo nuk do të thotë se nuk keni nevojë të ushtroni fare.

Prof. Susanna Larsson dhe ekipi i saj i ekspertëve e zhvilloi një hulumtim në të cilin pjesëmarrësit e plotësuan një pyetësor me pyetje lidhur me shprehitë e përgjithshme të jetesës dhe shëndetit. Shkencëtarët më pas morën mostra të gjakut për ta përcaktuar rrezikun e mpiksjeve (trombozave) të gjakut.

Rezultatet treguan se 3-9 pije alkoolike në javë, gjë që definohet si konsum i moderuar i alkoolit, e ul rrezikun nga sulmi në tru për 11%.


Rreziku nga sulmi në tru do të reduktohet për 17% në qoftë se i kushtoni vëmendje edhe shprehive të tjera. Konsumi i moderuar i alkoolit së bashku me ndërprerjen e duhanit, me ushtrime dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit e përmirësojnë në mënyrë dramatike shëndetin e përgjithshëm.

Ushqimi duhet të pasurohet me fruta, perime, bishtajore, drithëra, fruta arrore, peshk dhe produkte të qumështit të përpunuar. Nëse i aplikoni të gjitha këto shprehi, rreziku nga sulmi në tru do të jetë madje 54% më i ulët!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori