LAJMI I FUNDIT:

Çani i kënaqur me paraqitjen

Çani i kënaqur me paraqitjen

Edgar Çani thotë se kuqezinjtë bënë një paraqitje “shumë të mirë” në takimin e mbrëmshëm ndaj Lituanisë.

Çani, i cili shënoi njërin nga golat, është ndarë i kënaqur me paraqitjen, edhe pse pranon se ata ishin të lodhur nga ndeshja dhe udhëtimi i disa ditëve më parë në Oslo të Norvegjisë.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë sepse e donim realisht këtë fitore për të mos zhgënjyer të gjithë ata që na mbështetën në ndeshjen me Norvegjinë dhe të gjithë ata që vazhdojnë e shpresojnë ende. Siç e shihni kjo skuadër po bën hapa përpara dhe ne si lojtarë po bëjmë të pamundurën që të arrijmë objektivat”.


“Në pjesën e dytë e ulëm disi ritmin e lojës, pasi krejt natyrshëm, besoj që e kuptoni, ishim të lodhur edhe nga ndeshja e së premtes shto këtu dhe udhëtimin”, ka thënë Çani për mediat shqiptare. /Telegrafi/