LAJMI I FUNDIT:

Walcott i ngazëllyer me formën aktuale

Walcott i ngazëllyer me formën aktuale

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se ai është i ngazëllyer me formën që po kalon këtë sezon.

Walcott është shënuesi më i mirë te Arsenali me 18 gola këtë sezon – përfshirë dy tregolësha.

“Ndjehem sikur mund të krijoj mundësi shënimi, sikur edhe nëse nuk luaj një kohë të gjatë, jam në gjendje të futem dhe të bëj diçka”.


“Kam mësuar më shumë për anën defensive të lojës dhe për formacionet gjatë viteve. Po ashtu kam mësuar si të luaj më mirë me lojtarët tjerë, duke parë se cilat janë anët e fuqishme të lojtarëve që inkuadrohen dhe për t’iu adaptuar kësaj”, ka thënë Walcott. /Telegrafi/