LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Në Shqipëri janë ushtruar njerëz për luftën në Siri

Bushati: Në Shqipëri janë ushtruar njerëz për luftën në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati pranoi sot se në disa zona të caktuara të Shqipërisë ka njerëz që janë stërvitur për veprime terroriste dhe për të ashtuquajturën lufta për xhihad në Siri. Gjatë një konference për shtypin me homologun e tij të Kanadasë John Baird i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri, Bushati deklaroi se një fenomen i tillë ekziston në vend dhe në Kosovë.

Sipas ministrit Bushati, ky fenomen është i lidhur ngushtë me faktorët ekonomikë dhe socialë dhe Shqipëria po punon për ta izoluar atë: “Shqipëria nuk e ka mohuar, pasi në zona të caktuar ka njerëz që janë ushtruar për veprime terroriste, por kjo nuk lidhet me harmoninë fetare, pasi kjo është një nga vlerat e çmuara që kemi. Ndaj dhe vizita e Papës mbështetet dhe tek kjo vlerë. Shqipëria po punon me autoritetet për ta izoluar këtë fenomen dhe është e rëndësishme që kjo luftë të shoqërohet së bashku me faktorët ekonomik e social. Është një fenomen që nuk paprekur vetëm Shqipërinë”, tha ai.

Ndërkohë John Baird u ndal të çështja e vizave dhe theksoi se ka raste të parregullta që lidhen me azilkërkuesit shqiptarë. Baird, ministri i parë kanadez i cili viziton Shqipërinë u shpreh i kënaqur me zhvillimet në Shqipëri sa i takon integrimit të saj në rrugën evropiane.


Më tej Bushati informoi në lidhje me samitin e Wellsit, i cili do të mbahet pas dy ditësh, për të diskutuar çështje që lidhen me bashkëpunimin me NATO-n si anëtare e saj, madje dhe mbi arkitekturën e sigurisë në vend dhe rajon.

Bushati deklaroi se gjatë takimit me ministrin kanadez, u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kanadasë, si një vend strategjik ky për investime në rajon:

“Kemi marrëdhënie të përforcuara me Kanadanë, pasi ajo është një vend strategjik për investime në Shqipëri por dhe në rajon. Patëm kënaqësi të bisedonim me mikun për disa zhvillime interesante, siç ishte ai Samiti i Wellsit, ku do të diskutohen disa çështje që do t’i përgjigjen mënyrës së arkitekturës të sigurisë. Patëm ashtu mundësi të evidentonim ecurinë ku do të intensifikohet bashkëpunimi, gjithashtu diskutuam për operacione të ndryshme ku Shqipëria dhe Kanadaja operojnë së bashku. Jam shpresëplotë se kjo vizitë do plotësohet nga kontakte të tjera dhe nga një marrëdhënie me e plotësuar nga dy vendet dhe nga një prezencë më e madhe e Kanadasë në projektet integruese por dhe në investimet në vendin tonë dhe në rajon”, tha Bushati.

Sa i përket krizës së Ukrainës, Baird theksoi se: “Kanadaja e ka treguar qartë qëndrimin e saj, ndaj një personi në Kremlin që ka rihartuar pozicionin e vendeve, dhe këto janë provokimet shumë shqetësuese të Presidentit Putin, të cilat do të diskutohen në samitin që do mbahet pas dy ditësh. Ne si shtet vlerësojmë shumë partneritetin mes Shqipërisë dhe Kanadasë në këtë çështje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori