LAJMI I FUNDIT:

Icardi nuk shkon te Interi

Icardi nuk shkon te Interi

Agjenti i Mauro Icardit ka përgënjeshtruar njoftimet se sulmuesi i Sampdorias është pranë arritjes së marrëveshjes me Interin.

Mediat italiane kanë raportuar se 19-vjeçari do t’u bashkohet Nerazzurrëve nga sezoni i ardhshëm, mirëpo përfaqësuesi i tij, Rinaldo Sagramola, ka mohuar këto thashetheme.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Në fakt ne po punojmë për një rinovim me Sampdorian. Nuk kemi shprehur kurrfarë interesimi për transferim te Interi ose Napoli”.


“Mauros nuk i shërben një klub, i cili do t’i ofrojë më shumë para, por do ta pengojë rritjen e tij si futbollist”, ka thënë agjenti për Radio Kiss Kiss. /Telegrafi/