LAJMI I FUNDIT:

Azpilicueta: Chelsea e mësuar me presionin

Azpilicueta: Chelsea e mësuar me presionin

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka thënë se klubi i tij është i mësuar me presionin se duhet ta fitojnë çdo ndeshje që luajnë.

Të shtunën Blutë i dhanë fund serisë së katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat duke e mposhtur Wiganin me rezultat 4-1 në Stamford Bridge.

“Ne gjithmonë kemi presion, ne e dimë që duhet ta fitojmë çdo ndeshje që luajmë. Besimi në skuadër ka rënë pak, por edhe kur shënuan ata, në vend se të ktheheshim në mbrojtje, ne reaguam shumë mirë”.


“E dimë që duhet ta zëmë një vend në top katërsh për hir të stabilitetit të klubit”, ka thënë Azpilicueta. /Telegrafi/