LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: E kemi zgjidhur problemin me Mourinhon

Ronaldo: E kemi zgjidhur problemin me Mourinhon

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se ka pasur një mosmarrëveshje me trajnerin Jose Mourinho, për të cilën thotë se e kanë zgjidhur.

“Është një çështje shumë personale, por tashmë është zgjidhur dhe gjithçka është në rregull. Çfarë ndodh në zhveshtore, mbetet në zhveshtore”, ka deklaruar 28-vjeçari për AS.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së strategut portugez, numri shtatë i Los Blancos ka thënë se nuk e di se deri kur do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.


“Nuk e di, mendoj se ai do të qëndrojë së paku deri në fund të sezonit, sepse është një trajner që gjithmonë dëshiron të fitojë dhe neve na kanë mbetur edhe disa sfida”, ka shtuar Ronaldo. /Telegrafi/