LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Chelsea po përparon

Benitez: Chelsea po përparon

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se skuadra po përparon nën drejtimin e tij, pavarësisht barazimit 2-2 ndaj Reading në takimin e mbrëmshëm.

“Ne të gjithë e marrim përgjegjësinë. Ne nuk fajësojmë askënd tjetër: na takon neve ta analizojmë se pse nuk e vulosëm ndeshjen, dhe të punojmë për t’i ndaluar gabimet”.

“Ne ende jemi në një pozitë të mirë në tabelë, por mund të kishte qenë edhe më mirë. Ne po përmirësohemi shumë. Ne bëmë një ushtrim me harkimet nga këndi dhe gjuajtjet e lira, dhe ishte në rregull. Sot (mbrëmë) për 85 minuta ishim të përkryer”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/