LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Anelka nënshkruan për Juven

Zyrtare: Anelka nënshkruan për Juven

Sulmuesi francez, Nicolas Anelka, ka nënshkruar kontratë pesëmujore me Juventusin.

“Kemi arritur marrëveshje me Anelkan për pesë muajt e ardhshëm me mundësi të arritjes së marrëveshjes së re në rast të pajtimit të të dyja palëve”.

“Ai vjen për të na dhënë një opsion të ri në pozitën në të cilën kanë luajtur Giovinco dhe Vucinic. Po ashtu, në atë pozitë kemi edhe Matrin dhe Quagliarellan”, ka thënë drejtori Beppe Marotta.


Pritet që 33-vjeçari t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të dielën, ndërsa të hënën FIFA duhet ta ratifikojë marrëveshjen.

Anelka vjen në Torino nga klubi kinez Shanghai Shenhua, kurse Juventusi është klubi i tij i parë italian. Kujtojmë se në të kaluarën ai e ka bartur fanellën e Chelseat, Boltonit, Fenerbahces, Manchester Cityt, Liverpoolit, Real Madridit, Arsenalit dhe PSG-së. /Telegrafi/