LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Realit: Mourinho dhe Ronaldo gjithmonë zihen

Lojtarët e Realit: Mourinho dhe Ronaldo gjithmonë zihen

Lojtarët e Real Madridit besohet se nuk e shohin si problem të madh zënkën e Cristiano Ronaldos me trajnerin Jose Mourinho, e cila besohet se ka ndodhur të martën mbrëma.

Sipas mediave spanjolle zënka nuk ka mundur të parandalohet nga Florentino Perez, i cili arriti me vonesë zhveshtore dhe Mourinho ishte larguar para se ai të arrinte.

Punto Pelota raporton se pas fitores ndaj Valencias, kur Mourinho iu afrua lojtarëve për t’i folur një nga një situata u tensionua tej mase. Ai kërkoi impenjim më të madh nga Ronaldo dhe që të kthehej më shpesh në mbrojtje.


Ronaldo besohet se i është përgjigjur: “Kjo nuk më ndihmon të shënoj gola”.

Mourinho ia ktheu: “Thjesht mbylle dhe vrapo më shumë”.

Në ndërkohë arriti në zhveshtore presidenti Florentino Perez, i cili pyeti lojtarët se çfarë kishte ndodhur, teksa këta të fundit i thanë atij se nuk është diçka për t’u alarmuar, pasi Ronaldo dhe Mourinho gjithmonë zihen me njëri-tjetrin.

Real Madridi ende nuk e ka kryer punën me Valencian. Los Blancos udhëtojnë këtë fundjavë në Mestalla për të zhvilluar ndeshjen e javës së 18-të, ndërsa vetëm katër ditë më vonë përsëri në Mestalla e zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të Copa del Rey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori