LAJMI I FUNDIT:

Hernanes: Scolari i duhuri për Brazilin

Hernanes: Scolari i duhuri për Brazilin

Mesfushori brazilian i Lazios, Hernanes, ka folur për teknikun Scolari, duke shprehur admirim për të.

“Rikthimi i Scolarit në stolin e Brazilit? Kam shpresa të mëdha për këtë gjë. Scolari është një trajner i madh dhe ka të gjithë besimin e tifozëve brazilianë”.

“Me të kemi fituar një Kupë të Botës kështu që besoj se ka qenë e drejtë zgjedhja e tij. Kur e njeh rrugën që duhet ndjekësh, gjithçka bëhet më e lehtë”, ka thënë Hernanes për Terra. /Telegrafi/