LAJMI I FUNDIT:

Zeman i kënaqur me fitoren ndaj Milanit

Zeman i kënaqur me fitoren ndaj Milanit

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman, ishte i ngazëllyer me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Milanit, ku Giallorosët fituan me rezultat bindës 4-2.

“Milani gjithmonë është Milani, kështu që ata ishin teknikisht të mirë, shkaktuan probleme, sidomos kur ne luajtëm me 10 lojtarë”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen, sidomos me atë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kemi tentuar që të mbajmë epërsinë dhe të qetësojmë lojën, por ne thjesht nuk dimë ta bëjmë këtë, prandaj pranuam edhe dy gola”, ka thënë Zeman. /Telegrafi/