LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje i përjashton nga partia Ajnishahe Halimin dhe Arben Gecajn

Vetëvendosje i përjashton nga partia Ajnishahe Halimin dhe Arben Gecajn

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të përjashtojë nga organet dhe anëtarësia, Ajnishahen Halimin dhe Arben Gecjan.

Lexoni komunikatën e plotë të Vetëvendosjes për përjashtimin e Halimit dhe Gecajt nga Vetëvendosje.

“Sot, pas pranimit të një letër-ankese është mbledhur Komisioni Disiplinor, me ç’rast ka shqyrtuar letër-ankesën ndaj anëtarëve Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj. Të njëjtët janë thirrur, por nuk i janë përgjigjur ftesës së Komisionit.


Më tej, Komisioni ka vazhduar punën lidhur me shqyrtimin e pretendimeve të përfshira në letërankesën e parashtruar. Me këtë rast Komisioni erdhi në përfundim se:

-Anëtarja Ajnishahe Halimi, duke abuzuar me detyrat e besuara ka krijuar favore financiare në kundërshtim me detyrat e saj, me ç’rast ushtrimi i këtyre detyrave është bërë nën rrethanat e konfliktit të interesit.

-Po ashtu, anëtarët Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj me paraqitjet e tyre publike kanë shkelur Nenin 24, paragrafi 1, Pikën c të Statutit përkitazi me respektimin e parimeve, dokumenteve themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Pikën ç lidhur me pranimin e vendimeve të shumicës dhe respektimin e mendimit ndryshe dhe pikën e, lidhur me mospërfshirjen në aktivitete apo sjellje që janë komprometuese për Lëvizjen VETËVENDOSJE! që e cenojnë imazhin e saj;

Për shkak të këtyre arsyeve, Komisioni duke u mbështetur në dispozitat e Nenit 88, Paragrafi 10 të Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori vendim që këtyre dy anëtarëve t’iu shqiptohet masa disiplinore nga Neni 88, Paragrafi 11, Pika ë: përjashtimi i plotë nga organet dhe anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori