LAJMI I FUNDIT:

Kinë, shtohet numri i pasanikëve

Kinë, shtohet numri i pasanikëve

Krijuesi i listës së 100 pasanikëve të Kinës Rup Ert Hoogewerf u shpreh se vitet e fundit, numri i pasanikëve kinezë është shtuar në mënyrë të habitshme dhe më shumë pasanikë i kanë kushtuar rëndësi ngritjes së nivelit kulturor të vet.

Biznesmeni më i pasur i Kinës është Zong Qinghou, i cili është president i një kompanie që prodhon pije freskuese.

Në këtë listë gjendet edhe biznesmeni Li Shufu, i cili është presidenti i një kompanie që prodhon automjete dhe që thuhet se do të blejë Volvon suedeze.

Shtimi i miliarderëve kinezë në listën e njerëzve më të pasur në botë është tregues i zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/