LAJMI I FUNDIT:

Greqi, FMN mund të refuzojë akordimin e ndihmave

Greqi, FMN mund të refuzojë akordimin e ndihmave

Greqia rrezikon të mos jetë në gjendje të marrë në fund të qershorit të gjithë shumën e ndihmave që i janë premtuar në parim për shkak të një bllokimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), tha kryetari i radhës i grupit të ministrave të Financave të Eurozonës, Jean-Claude Juncker.

Jean-Claude Juncker theksoi se rregullat specifike të FMN-së dhe një nga këto rregulla është që fondi mund të veprojnë për zhbllokimin e një transhi ndihme vetëm kur ka një garanci për shlyerje brenda 12 muajve në vijim nga vendi në fjalë.

Thënë ndryshe, është e domosdoshme që shteti të konsiderohet si i aftë të rimbursojë për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/