LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti, Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për mbrojtjen e investimeve

Së shpejti, Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për mbrojtjen e investimeve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila takoi të enjten ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov.

Ambasadori Karjanovduke iu referuar marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve, tha se Maqedonia vazhdon te jetë njëri ndër partnerët kryesorë të Kosovës sa i përket marrëdhënieve tregtare. Ai gjithashtu potencoi interesimin e bizneseve maqedonase të vazhdojnë një bashkëpunim të tillë.

Kurse Kusari-Lila u interesua për mundësinë e zëvendësimit të produkteve serbe nga ana e industrisë maqedonase në rast të aplikimit të masave të reciprocitetit ndaj prodhuesve nga Serbia. Posaçërisht u përmendën produktet strategjike për tregun Kosovar siç janë mielli, vaji dhe disa produkte tjera ushqimore.

Ambasadori Krajanov shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim dhe premtoi se do ta ngritë çështjen me Odën Ekonomike Maqedonase.


Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila gjithashtu u interesua për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve me Maqedoninë si një nga hapat e rëndësishëm në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast u dakordua që kjo marrëveshje të nënshkruhet posa të përfundojnë zgjedhjet në Maqedoni dhe të konstituohet qeveria e re. /Telegrafi/