LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, prodhimet vendore ulin çmimet

Shqipëri, prodhimet vendore ulin çmimet

Futja në treg e prodhimit vendas bujqësor ka ndikuar në uljen e çmimeve. Në tregjet e shitjes me pakicë artikujt e sezonit kanë pësuar rënie megjithëse për një pjesë të konsumatorëve, çmimet mbeten ende të larta. “Është futur malli i vendit, komplet malli që tregtojmë është i vendit, kjo ka bërë që edhe çmimet të bien”, thonë shitësit e fruta-perimeve.

Ndërsa konsumatorët nga ana e tyre deklarojnë se përsëri çmimet janë të larta dhe të papërballueshme nga ana e tyre. Por ndërsa në periudhën e verës tregjet furnizohen me prodhim vendas bujqësor në pjesën tjetër të vitit konsumatorët ushqehen me produkte importi.

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enver Ferizaj shpjegon që qeveria duhet tu subvencionojnë fermerëve lëndën djegëse për serat, me qëllim që të ketë prodhim vendas bujqësor gjatë gjithë vitit.

“Nuk i plotësojmë këto nevoja në periudhën e dimrit, pasi serat që i kemi me ngrohje ato kanë një kosto me ngritjen e çmimit të naftës. Ato pothuajse janë inaktive. Mendohej se duhet të bëjmë subvencionime për to për sa i përket naftës”.


Drejtuesit e KASH-it theksojnë se në këtë sezon fermerët prodhojnë në sasi të konsiderueshme jo vetëm për të furnizuar tregjet e brendshme por edhe për eksport. /Telegrafi/