LAJMI I FUNDIT:

Lagarde zyrtarizon kandidaturën për kreun e FMN-së

Lagarde zyrtarizon kandidaturën për kreun e FMN-së

Ministrja e Financave të Francës, Christine Lagarde e ka bërë zyrtare të mërkurën kandidaturën e saj për pozitën kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Lagarde bëri të ditur lajmin në një konferencë me gazetarë në Paris, se ajo do të garojë të bëhet drejtoresha e re ekzekutive e FMN-së.
Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën që kjo pozitë i shkon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e drejtorit të FMN-së duhet të bëhet në bazë të kompetencës e jo kombësisë.

Lagarde ka thënë se të qenit evropian nuk duhet të jetë faktor vendimmarrës nëse ajo do e fitojë këtë pozitë ose jo.

“Të qenit evropiane nuk duhet të jetë plus. Nuk duhet të jetë as minus. Nuk po e argumentojë kandidaturën nga fakti se jam evropiane apo sepse kam qenë e përfshirë në krijimin e institucioneve financiare që kanë ndihmuar në pakot e shpëtimit që ne i kemi bërë”, e arsyetojë kandidimin e saj Lagarde.


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka thënë se ai e përkrahë në tërësi kandidaturën e Lagardes.
Po ashtu Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë përkrahur kandidaturën e saj.

Dominique Strauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të FMN-së pasi u akuzua se tentojë të dhunojë një shërbyese në një hotel të New Yorkut.

FMN-ja do të vendos për shefin e ri më 30 qershor. /Telegrafi/