LAJMI I FUNDIT:

Nafta i kthehet fitimeve

Nafta i kthehet fitimeve

Nafta bruto amerikane i është kthyer fitimeve sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve në dy sesionet e fundit, për shkak të parashikimeve për një rritje të kërkesës për naftë.

Nafta Brent për korrik u rrit me 67 cent në 110.77 dollarë për fuçi ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit po me 67 në 98.37 dollarë për fuçi.

Gjatë dy sesioneve të fundit nafta Brent dhe Bruto ranë me më tepër dy dollarë. /Telegrafi/