LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica rrit të hyrat vetanake për 47 %

Mitrovica rrit të hyrat vetanake për 47 %

Komuna e Mitrovicës ka shënuar rritje të të hyrave vetanake në tremujorin e parë të këtij viti për 47 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo vlerësohet si një ngritje e përgjithshme e përformancës komunale, duke filluar nga kryetari i komunës.

Drejtori i Drejtorisë së Financave, Gani Shala, tha se kjo është arritur me një angazhim dhe përkushtimit të të gjithëve “Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 425. 975 euro ose 47 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka treguar Shala.

Në vazhdën e përpjekjeve për të mbajtur dhe rritur edhe më tej efikasitetin e të hyrave vetanake, komuna e Mitrovicës ka formuar edhe një Komision për ngritjen e përfomancës për të hyrat vetanake. “Me mbështetje të USAID-it kemi formuar një komision të përbërë prej një grupi të drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë komunalë dhe kemi hartuar një plan veprimi për rritjen e të hyrave”.

Drejtori Shala ka treguar se nga takimi që kanë pasur me me drejtuesit e ndërmarrjes Trepça, ka rezultuar me pagesën e një shumë të borxhit që kanë për Tatim në Pronë.


Borxhi ndaj Komunës së Mitrovicës për Tatimin në Pronë është rreth dy milionë euro. Si problem cek edhe mosfunksionimin e gjykatave, që ka për pasojë mosrealizimin e rreth 350 mijë euro të hyra nga komuna. /Telegrafi/