Kanë kaluar rreth 20 vjet nga përmbysja e sistemit komunist në vend dhe duket se gjithçka ka ndryshuar mbi mënyrën e të jetuarit, mentalitetit, modelit ekonomik etj. Duket se ngjarjet e 55 viteve qeverisje të Enver Hoxhës i përkasin të kaluarës dhe me kalimin e kohës po harrohen. Por fqinjët tanë dhe aleatët e dikurshëm komunist, nuk harrojnë detyrimet që Shqipëria ka për borxhet e marra deri në vitin 1991.
Pavarësisht propagandës së kohës se “gjithçka i bëjmë me forcat tona, pa ndihmën e vendeve kapitaliste, apo të fqinjëve tradhtarë”, duket ekonomia shqiptare e diktaturës komuniste nuk mund t’ia dilte e vetme, sidomos në periudhat kur ndërpriste marrëdhëniet me vende si Jugosllavia, Rusia apo Kina.
Nga viti 1945 dhe deri në 1991, periudhë kur nisi dhe përfundoi qeverisja komuniste, Shqipëria mundi të merrte borxh rreth 700 milionë dollarë. Sot, vendet e ish-bllokut komunist kërkojnë t’u kthehen sërish këto detyrime, ndërsa qeveria aktuale shqiptare përpiqet të gjejë kompromis për një kosto më të ulët. Aktualisht po zhvillohen negociata me disa vende, ku mësohet se qeveria shqiptare e ka njohur borxhin e marrë nga Enver Hoxha, për nevoja të vendit, por jo i gjithi do të shlyhet.
“Borxhi i vjetër i marrë në kohën e komunizmit, i cili është njohur prej nesh dhe ka filluar të shlyhet prej disa vitesh, është rreth 200 milionë dollarë. Borxhi total i marrë në kohën e komunizmit është shumë më tepër se kaq (rreth 700 milionë dollarë amerikanë), por pjesa më e madhe e tij iu fal Shqipërisë gjatë viteve 1991-1995”, tregon për gazetën “Shqip”, drejtori i menaxhimit të borxhit publik, në Ministrinë e Financave, Xhentil.
Në shumicën e rasteve, borxhi është marrë në formë “malli” dhe është çmuar në “clearing dollar”, vlera e të cilit tradicionalisht vlerësohet me raportin 1:1 me dollarin amerikan. Demiraj tregon se shtetet nga të cilat qeveria komuniste e kohës kishte marrë më shumë borxh gjatë periudhës së komunizmit janë Rusia, Kina dhe Greqia, totali i të cilave i afrohej vlerës së 100 milionë dollarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj