LAJMI I FUNDIT:

AKP shet 22 asete për mbi 3.5 milionë euro

AKP shet 22 asete për mbi 3.5 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmes hapjes së ofertave të likuidimit 7 ka shitur 22 nga 24 asete, për 3 milionë e 754 mijë euro, ndërsa për dy asete nuk patën oferta.

Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, Mrika Tahiri tha se deri më tash anë shitur 164 asete në mbi 30 milionë euro. Ajo ka treguar se aktualisht në fondin e privatizimit janë mbi 520 milionë euro.

“Për punën e mbarë të agjencisë dhe të financave publike si dhe fondeve të privatizimit, flet edhe opinioni i fundit i lëshuar nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës”, theksoi Tahiri.

Ajo tha se AKP -ja është duke bërë përpjekje për ndryshimin e Ligjit të Odës së Veçantë të Gjykatës. /Telegrafi/