LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në kulmin e presioneve në eurozonë

Inflacioni në kulmin e presioneve në eurozonë

Sipas një indikatori të prodhuar për të parashikuar trendin e inflacionit nga Instituti për Kërkime të Cikleve të Ekonomisë tregoi se presioni i inflacionit në eurozonë u rrit në mars në pikën më të lartë në 30 muajt e fundit.

Instituti me bazë në New York tha se indeksi i inflacionit të ardhmërisë për eurozonën u rrit në 102.7 pikë në mars kundrejt 102.4 në shkurt. Sipas studimit rritja e këtij indeksi është shkaktuar nga presioni i inflaiconit në Spanjë dhe në Gjermani.

Në Francë presioni shënoi rritje të vogël ndërsa në Itali ka qenë i moderuar. "Inflacioni në eurozonë është në një cikël me trend të fortë të rritjes dhe kjo është konfirmuar nga rritja e vlerës së indeksit në pikën më të lartë në 30 muaj. Për pasojë eurozonë vijon të jetë në një cikël të fortë të presionit inflacionist," tha përpunuesi i raportit ët institutit amerikan Lakshman Achuthan.

Zyrtarisht një javë më parë Eurostat vlerësoi inflacionin në çmimet konsumatore me 2.8 për qind për muajin prill kundrejt 2.7 për qind në mars. Një ditë më parë banka qendrore europiane mbajti të pandryshuar në 1.25 për qind normën bazë të interesit. /Telegrafi/