LAJMI I FUNDIT:

Serbët bllokojnë rrugën, kundërshtojnë zbatimin e IBM në Bërnjakë

Serbët bllokojnë rrugën, kundërshtojnë zbatimin e IBM në Bërnjakë

Biznesmenë dhe afaristë nga veriu i Kosovës, sot në mëngjes kanë bllokuar rrugën magjistrale në Zubin Potok, rrugë kjo që shpie në pikën kufitare në Bërnjakë.

Barrikada është vendosur në qendër të Zubin Potokut, me qëllim të ndalimit të shkuarjes në pikën kufitare në Bërnjak, të EULEX-it, policisë kufitare të Kosovës dhe doganierëve të Kosovës, transmetojnë mediat lokale serbe në veri.

Të pakënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel lidhur me doganat, serbët duan të pengojnë implementimin Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës është paralajmëruar të ndodhe nesër edhe në Bërnjak.


Serbët thonë se nuk duan t’ia paguajnë kontributet institucioneve të Kosovës, por organeve shtetërore serbe.

Sipas informacioneve automjetet civile lirohen për qarkullim normal, kurse biznesmenët që kanë bllokuar rrugën, thonë se do të qëndrojnë aty derisa të hiqet dorë nga implementimi i Marrëveshjes së Brukselit edhe në vendkalimin kufitar në Bërnjak.

Bllokimin e rrugës ne veri e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti rajonal i policisë në Mitrovicë, nënkoloneli Ergin Medic.

“Që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm, 20 deri 50 protestues serbë, meqë numri i tyre po variron, kanë bllokuar në Zubin Potok pjesërisht rrugën me 15 kamionë duke protestuar në këtë mënyrë kundër zbatimit të IBM-së në këtë pikë kufitare”, ka thënë Medic për Kosovapress.

Ai ka theksuar se tani automjetet e KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë duke qarkulluar në drejtim të Bërnjakut, duke mos mohuar bllokimin e këtyre automjeteve në orët e para të mëngjesit.

Sipas tij, situata deri tani është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori