Me rastin e festës së Kërshëndellave myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar një telegram urimi ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, të cilit i ka uruar festën duke thënë se festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin dhe tolerancën.
“Kërshëndellat në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, thuhet në urimin e myftiut Tërnava në të cilin shtohet se këtë vit festat marrin kuptim dhe vlerë edhe më të madhe, për faktin se gjendemi në vitin jubilar të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë e mëvetësisë së shqiptarëve.
“I nderuar Ipeshkv, për pavarësinë e mëvetësinë e shqiptarëve s’ka dyshim se një kontribut të determinues dhe shumë të çmuar kanë dhënë edhe prijësit fetar të popullit tonë, e të cilët në këtë përvjetor e në festat tona i kujtojmë me respekt e pietet.
Duke ju përshëndetur dhe duke ju uruar edhe një herë për këtë festë, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi, ju dhe gjithë besimtarëve të krishterë”, përfundon telegrami i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe