LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Raul lojtar i Schalkes

Zyrtare: Raul lojtar i Schalkes

Gjiganti i Bundesligas, Schalke, ka konfirmuar transferimin në parametra zero të sulmuesit legjendar të Real Madridit, Raul, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare në Gelsenkirchen.

“Në një bisedë të martën mbrëma, Raul i ka thënë kryetrajnerit Felix Magath, se dëshiron të luajë në dy sezonet e ardhshme për Schalken. Spanjolli që u largua ditë më parë nga Real Madridi, u transferua te Schalke si transfer i lirë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi gjerman në faqen zyrtare, ku gjithashtu bëhet e ditur se Raul do t’i nënshtrohet sot pasdite testit mjekësor dhe do të marrë pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së re.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për Schalken. Unë gëzohem, që kemi qenë në gjendje të transferojmë një futbollist aq të jashtëzakonshëm, një golashënues të klasit Botëror. Cilësitë e tij do të na ndihmojnë. Transferimi i tij është një hap tjetër në tentimet tona për të krijuar një ekip për detyra të ndryshme në të ardhmen dhe për ristrukturim. Unë gëzohem që do të punoj me këtë profesionist simpatik”, është shprehur trajneri i Schalkes, Felix Magath. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Ndërkombëtare
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Kalo në kategori