LAJMI I FUNDIT:

Nerlinger: Diegon ma ofruan tetë herë

Nerlinger: Diegon ma ofruan tetë herë

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka zbuluar se asi i Juventusit, Diego, i është ofruar Bayernit nga agjentët e tij së paku tetë herë.

“Mua më thërrasin agjentë të shumtë, të cilët kanë diçka të veçantë për ne. Diego i Juventusit më është ofruar deri tani nga tetë agjentë të ndryshëm. Dhe të gjithë menduan, se unë vallëzoj pse pata fat. Por, ne kemi në pozitën e tij Thomas Muller dhe Toni Kroos. Nuk kemi nevojë për Diegon”.

“Van der Wiel? Kjo temë është e mbyllur. Kemi vendosur që Contento të luajë. Bayerni është klub, që kur interesohet për një lojtar, klubet rrisin çmimin drastikisht. Por, ne lëshojmë pe vetëm kur kemi të bëjmë me ekstralojtarë. Ekstralojtarë të krahut të djathtë të mbrojtjes në Botëror ishin vetëm dy, Philipp Lahm dhe Maicon. Lahm do të luajë në krahun e djathtë dhe Contento do të luajë në krahun e majtë, kështu marrin fund planet para sezonit të ri”, deklaroi Nerlinger për Bild. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori